Paloka spërkat me bojë Edi Ramën (Video)

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka qëlloi me bojë në fytyrë kryeministrin Edi Rama gjatë seancës së sotme parlamentare. I menjrëhershëm ishte vendimi i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ka përjashtuar nga seanca e sotme deputetin demokrat pas këtij veprimi.

Kur Paloka nuk pranoi të largohet nga salla, Ruçi vendosi që të ndërpresë seancën.

Sipas PD-së, qëndrimi i deputetit demokrat erdhi për shkak të talljes së vazhdueshme që Rama i bëri në seancat e kaluara.

“Edi Paloka e gjuajti me boje Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuatja me boje është mospranim i bullizmit të ushtruar nga Kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik”, thuhet në reagimin e PD-së.