Palmer dhe Grenell së shpejti do vizitojnë Kosovën

I dërguari special i Presidentit të SHBA-së për paqen Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor, Matt Palmer, i kanë nisur me gjermanët diskutimet për negociatat midis dy vendeve ballkanike.

Është Ambasada e SHBA-së në Berlin që publikon foto nga takimi i Grenell dhe Palmer në Ministrinë e Jashtme gjermane ku është “diskutuar për situatën në rajon”.

Ndërsa ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip S. Kosnett njofton se dy zyrtarët do të vizitojnë Kosovën.

“Mbështetja e Sh.B.A-së për Kosovën dhe Serbinë në procesin e Dialogut kërkon punë ekipore: I dërguari special presidencial Grenell dhe Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit Matt Palmer së bashku në Berlin. Të dy do të vizitojnë Kosovën”, shkruan Kosnett.