E mërkurë, 24 Prill, 2024

Osmani: Roli i Gjermanisë për perspektivën evropiane dhe ekonomike të Kosovës është krucial

Lexoni edhe..

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde, me të cilin ka biseduar në lidhje me raportet ndërshtetërore, si dhe ndihmën që shteti gjerman ka dhënë për Kosovën në procesin e lirisë dhe shtet-ndërtimit.

Në këtë takim u vlerësua nevoja e vazhdimit dhe rritjes së bashkëpunimit institucional në nivelin politik, ekonomik dhe diplomatik, si dhe shkëmbimi i përvojave në disa prej fushave specifike, siç është diplomacia parlamentare në mes të dy vendeve.

Në lidhje me aktualitetin politik, u diskutua angazhimi i institucioneve të vendit dhe përballja me gjendjen e rënduar nga pandemia, si dhe nevoja imediate që institucionet të kenë top prioritet adresimin e çështjeve që ndërlidhen me pandeminë dhe gjendjen e rënduar ekonomike.

Në raport me temën e dialogut, kryetarja Osmani tha se roli i Kuvendit në procesin e dialogut është krucial, në raport me rritjen e transparencës dhe përmbylljes eventuale të një procesi të tillë.

Në takim u diskutua edhe avancimi i rolit të gruas në proceset politike dhe shoqërore në vend.

Të ngjajshme