Osmani: Qeveria e ardhshme duhet të përbëhet nga opozita e djeshme LDK-VV

Shkrimi i plotë i Osmanit:

TË DASHUR QYTETARË TË VENDIT TIM,

KËTË VJESHTË JANË MBUSHUR PLOT 20 VJET QË JAM BËRË ANËTARE E LDK-SË DHE GATI PO AQ QË KAM SHËRBYER NË INSTITUCIONET E KOSOVËS. KA QENË RRUGË JO E LEHTË, PLOT PENGESA E SFIDA, SIKUR PËR SHUMË TË RINJ E TË REJA NË VENDIN TONË. DERI TANI, ISHTE NJË RRUGËTIM I JASHTËZAKONSHËM, PËRGJATË TË CILIT KAM TAKUAR MIJËRA GRA E BURRA, VAJZA E DJEM, QYTETARË TË MIRË TË KËTIJ VENDI QË MË KANË MBUSHUR PLOT SHPRESË PËR TË ARDHMEN. I FALËNDEROJ MILIONA HERË, NGA THELLËSIA E ZEMRËS, TË GJITHË QË NA PËRKRAHËN E BESUAN NË NE, SI DHE TË GJITHË AKTIVISTËT E VEPRIMTARËT QË KURRË NUK RESHTËN SË PUNUARI ME VETËMOHIM.

ARRITËM QË TË GJITHË SË BASHKU, POR PËR NJË KOHË TEJET TË SHKURTË PREJ VETËM NJË MUAJI, TA RINGRISIM LDK-NË NË NJË REZULTAT QË NUK E KISHTE NGA VITI 2004. POR, NA MBETET EDHE SHUMË PUNË PËR TË BËRË, EDHE SHUMË SFIDA PËR TË KALUAR, E ATO MUND T’I KALOJMË VETËM SË BASHKU. MË NË FUND, QYTETARËT, JO VETËM QË VOTUAN, POR, AJO VOTË ISHTE THIRRJE PËR NDRYSHIM E NDËSHKIM NDAJ QEVERISJES SË KEQE. QYTETARËT, POASHTU, PËRCAKTUAN QEVERINË E RE, E CILA DUHET TË PËRBËHET NGA OPOZITA E DERIDJESHME. PËR MUA NUK KA ASNJË ALTERNATIVË TJETËR. KOALICIONI LDK-VV KA SHUMË SFIDA PARA VETES, POR DUHET TA KETË VETËM NJË INTERES: ATË TË QYTETARËVE TË KOSOVËS.

UNË DO TË PUNOJ DHE DO T’I SHËRBEJ VENDIT TIM, PAVARËSISHT SE KU JAM. ASHTU SIÇ E KAM THËNË GJITHNJË: NË SECILËN BETEJË, DO TË JEMI SË BASHKU, DERI NË FUND!

E JUAJA,

VJOSA