Thuhet si kinematografia është “prodhim” hollivudian dhe se asnjë nuk mund të konkurrojë më të. Kjo në fakt është e vërtetë, megjithatë, përherë të parë në historinë 92 vjeçare të Oscar-it, filmi më i mirë i vitit shpallet filmi i huaj Parasite, informon foldrejt.com.

Krahas kësaj, regjisori i “Parasite”, Bong Joon Ho, ka fituar një sukses të madh duke fituar edhe çmimet “Regjisori më i mirë”, “filmi më i mirë ndërkombëtar” dhe “skenari më i mirë origjinal”. Ai la pas filmin pretedent 1917.

Phoenix, me filmin Joker fitoi çmimin “aktori më i mirë për meshkuj”.

Përderisa aktori kryesor në filmin Joker, Joaquin Phoenix, ka fituar çmimin “aktori më i mirë për meshkuj”, ndërsa Renee Zellweger ka fituar çmimin “aktorja më e mirë për femra” me filmin “Judy”.

Ndër të tjera, Laura Dernme me rolin e saj në filmin “Marriage Story” ka fituar çmimin “aktorja më e mirë ndihmëse femër”, ndërsa çmimin “aktori më i mirë ndihmës për meshkuj” e ka fituar Brad Pitt me rolin e tij në “Once Upon a Time in Hollyëood”.

Kujtojmë se filmi dokumentar nga Maqedonia e Veriut “Honeyland” (Toka e Mjaltit) edhe pse ishte nominuar në dy kategori nuk arriti të fitojë çmimin Oscar. Por kjo përsëri mbetet suksesi më i madh për Maqedoninë Veriore.

Të vlerësuarit me çmim:

Muzika më e mirë e filmit : Joker (Hildur Guðnadóttir)

Kënga më e mirë origjinale : “(I’m Gonna) Love Me Again” Rocketman (Elton John dhe Bernie Taupin)

Grimi dhe modeli i flokëve më i mirë : Bombshell

Skenari i përshtatur më i mirë: Taika Waititi (Jojo Rabbit)

Dizajni i kostumit më të mirë : Little Women

Efekti më i mirë pamor: 1917

Trilleri më i mirë: Ford v Ferrari

Regjisura, pamja më e mirë: 1917 (Roger Deakins)

Zëri triller më i mirë : Ford v Ferrari

Miksimi i zërit më të mirë: 1917

Dokumentari më i mirë : American Factory

Dokumentari i shkurtër më i mirë: Learning to Skateboard in a war Zone If You’re a Girl

Filmi me animacionin më të mirë: Toy Story 4

Animacioni më i shkurtër: Hair Love

Filmi i shkurtër: The Neighbor’s Window

Dizajni i prodhimit më të mirë: Once Upon a Time in Hollywood

Kinematografia më e mirë: 1917