Organizata Joqeveritare “CULTURAT”, e udhëhequr nga Mihane Hoxha, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të premten, më 4 shtator, në orën 12:00, në Hollin e ekspozitave të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në përputhje me masat e luftës kundër pandemisë COVID-19, që janë marrë nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, bëjnë prezantimin e monografisë  “YJE MBI DAFINA”, libër ky që u kushtohet 21 zyrtarëve policorë të rënë në uniformën e policisë së Kosovës, që nga çlirimi i Kosovës e deri më tash.

Poashtu, në hollin e kësaj biblioteke, do të hapet edhe ekspozita me portrete të policëve, fotografi familjare dhe institucionale të tyre, si dhe fotografi të zisë e të përkujtimit, pas rënies së tyre në uniformën e policisë së Kosovës.

Ky promovim mbahet në kuadër të shënimit të 21-Vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Të ftuara janë të gjitha mediat për të përcjellur promovimin e monografisë dhe hapjen e ekspozitës.

Ndërsa, numri i mysafirëve pjesëmarrës është i kufizuar, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.