Po, është fakt! “Ora” është gati që t’i hapë dyert për institucionin e saj të ri. Suksesi i jashtëzakonshëm dhe kërkesa e shumë prindërve nga kryeqyteti që fëmijëve të tyre t’u japin mundësi edukimi në “Ora”, e shtyri menaxhmentin e saj që ta bëjnë edhe një hap para. Hapja e instuticionit të dytë vjen pas gati pesë viteve të themelimit të akademisë së fëmijëve “Ora”.

Objekti i Ora Education ka një hapësirë prej 500 m², të mjaftueshme për kujdesin dhe mirëqenien e fëmijëve të grupmoshave nga 1 deri 6 vjeç. Secila klasë ka nga 60 m² dhe është e mobiluar me inventar super modern të dizajnuar për t’u përgjigjur nevojave dhe kërkesave të grupmoshave përkatëse në mënyrë adekuate.

Fëmijëve te “Ora Education” përveçse u është siguruar një ambient i përkryer i brendshëm, ata do të inkurajohen që ta eksplorojnë natyrën. Përkitazi me këtë drejtuesit janë përkujdesur që të krijojnë një oborr kreativ me plot florë e faunë dhe rekuizite kreative. Në fakt, natyra e shoqëron edhe hapësirën e brendshme të objektit. Drita, druri, uji dhe dheu i qëndrojnë pranë tërë formave të dizajnuara për të vetmen arsye, e që është lidhja e fëmijëve me natyrën. Kështu, te Ora Education kemi natyrën në vet zemrën e qytetit.

Secili inventar, madje edhe detajet më të imëta, janë dizajnuar me kujdes të veçantë sipas standardeve më të avancuara bashkëkohore, të cilat janë në funksion të implementimit të kurrikulës dhe të zhvillimit të fëmijëve në tërësi. Objekti i ORA Education ka shumë hyrje dhe ajo që të rrëmben është hapësira e shtrirë, pa kate, dhe ndriçimi i bollshëm që të merrë sytë. Secila dhomë ka këndet që zgjojnë kreativitetin dhe imagjinatën e fëmijës, të pajisura me materiale natyrore jo-toksike, manipuluese-transformuese, blloqe të drurit, pëlhura, ngjyra dhe forma të tjera.

Të gjitha këto mbështetin fëmijët për të hulumtuar në një mjedis të pasur empirik si dhe për t’i ndihmuar që të zbulojnë prirjet e tyre. Këto nxiten dhe lehtësohen nga edukatorët, duke respektuar të drejtën e fëmijëve për të ndjekur rrugën e tyre të të mësuarit. Stafi i Ora Education këtë plan e mbikëqyr detajisht, në mënyrë që secilit fëmijë t’ia zhvillojë individualitetin në mënyrë pozitive.

Edukatoret e ORA Education janë të përgatitura profesionalisht dhe të përzgjedhura me një kujdes të veçantë. Të udhëhequra nga drejtoresha Mr. Ardita Boshnjaku Nushi, ato janë vazhdimisht të etura që t’i avancojnë metodat pedagogjike në zhvillimin e programeve të duhura për fëmijët.

Te Ora Education, edukatoret dhe prindërit do të jenë partnerë për t’i mbështetur fëmijët dhe inkurajohen që të bashkohen në këtë mision shumë të rëndësishëm.

Më poshtë mund ta krijoni një tablo të qartë të ambientit të Ora Education:

– Ambient ekologjik dhe të klimatizuar me teknologjinë më të avancuar.
– Klasa të mëdha me materiale të bollshme didaktike të cilësisë së lartë që mundëson ndarjen e zonave sipas aktiviteteve.
– Orendi të dizajnuara sipas standardeve pedagogjike dhe të pasuruara me mjete didaktike që janë në funksion të implementimit të kurrikulës.
– Hapësira e jashtme e oborrit e organizuar me rekuizita dhe vegla, që mundësojnë zhvillimin fizik dhe mësimin në natyrë.
– Programi STEAM për të inspiruar gjeneratat e reja me inovacione kreative.
– Teknologjia e aplikuar si mjetet audio-vizuele dhe interaktive – Smart board.
– Hapësira përcjellëse sipas standardeve për organizimin e punës dhe shërbimeve më cilësore: recepcionin, kabinetin e stafit, hapësirat e ndara për ushqim, depoja për magazinim, lavanderia me pajisje më bashkëkohore, banjat e ndara sipas gjinive, banja e të rriturve, dhomat e veçanta për ndërrimin e pelenave.
– Ushqimi organik i përgatitur në kuzhinën profesionale të kopshtit, e cila është e pajisur me aparate të specializuara teknike të kulinarisë moderne.
– Gjelbërim në hapësirat e jashtme dhe të brendshme që jepin ndjesinë e natyralizmit.

Vërtet, fëmijët kanë nevojë të jetojnë natyrshëm duke u zhvilluar drejt modelit dhe kërkesave shoqërore të këtij shekulli, e jo vetëm të njohë natyrën.

Te Ora Education e mirëpresim këtë dekadë të re me botën e fëmijëve që do t’na bashkëngjiten të jetojmë së bashku këtë ëndërr të bukur!

Për më shumë informata ju mund të kontaktoni në 048 690 069 si dhe në Facebook, Ora Education.