Tashmë është zbuluar arsyeja se pse Ohri – pavarësisht se është qendër kulturore – po pret gjithmonë e më pak turistë, informon foldrejt.com. Disa turistë që kishin shkuar atje për të drekuar, fatura e ushqimit u kishte ardhur në total 50.000 denarë apo 833 euro.
Ata kishin bërë debat me kamarierët dhe më pas kishin njoftuar policinë. Pas debatit, turistët kishin paguar 660 euro.
Edhe nëpër lokalet super luksoze të Perëndimit, nuk mund të ketë fatura të tilla të fryra./Foldrejt.com