E premte, 29 Mars, 2024

OEK DHE EYE ME MEMORANDUM BASHKËPUNIMI

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Enhancing Youth Employment (EYE) nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi dhe bashkëpunimi reciprok për të shtyrë përpara ndryshimet e nevojshme në përmirësimin e klimës së biznesit dhe aftësimit profesional në Kosovë.

Objektivat kryesore të këtij memorandumi janë përmirësimi i vazhdueshëm organizativ, mbështetja e konkurrencës së sektorit privat përmes rritjes së eksportit dhe investimeve në lidhje me shërbimet e zhvillimit të biznesit, mbështetja e rritjes së punësimit duke harmonizuar nevojat e tregut me programet e ndryshme të arsimimit dhe trajnimeve, mbështetja në transformimin e qendrës së trajnimit të KEK-ut në një qendër trajnimi kombëtare dhe rajonale dhe shumë objektiva të tjera që kanë për qëllim përmirësimin e fushëveprimtarisë së sektorit privat në Kosovë.

Lexoni edhe..

Oda Ekonomike e Kosovës shprehet e gatshme t’i ndihmojë bizneset vendore për krijimin e kushteve adekuate në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe avancimit të rolit të sektorit privat si garantues i rritjes ekonomike në vendin tonë.

Të ngjajshme