Brazili po përballet me një tragjedi të shkaktuar nga një valë e re e pandemisë Covid-19, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Për fat të keq, Brazili po përballet me një fatkeqësi, është situatë e vështirë. Kjo është vala e katërt me të cilën Brazili duhet të përballet”, theksoi Mike Ryan, drejtori i urgjencës i OBSH-së.
“Brazili ka institucione shëndetësore publike të jashtëzakonshme. Unë besoj se vendi di çfarë të bëjë dhe shumë shtete po përpiqen të zbatojnë masat më të mira. Por, nuk është e lehtë, pasi nuk ka një pjesë të vendit që nuk është prekur seriozisht nga pandemia”, theksoi Ryan.