Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka parashikuar se Covid-19 nuk do të eliminohet deri në fund të vitit.

OBSH ka paralajmëruar sot se është joreale të pritet që bota do të heqë qafe koronavirusin deri në fund të këtij viti.

Drejtori i OBSH-së për situatat emergjente Mike Ryan tha, megjithatë, se tragjedia e krizës së koronavirusit mund të shmanget duke zvogëluar numrin e viktimave dhe të pacientëve në spitale, raporton “Guardian”.