E enjte, 18 Prill, 2024

OAK MBËSHTET EKSPORTIN E PRODUKTEVE TË KOSOVËS

Mundësitë për bashkëpunim me bizneset finlandeze dhe eksporti i produkteve të Kosovës në tregjet e jashtme, ishin temat kyçe të diskutimit në seminarin e organizuar nga Ambasada e Finlandës në bashkëpunim me OAK-në.

Me qëllim të lidhjes së bizneseve të Finlandës dhe Kosovës në këtë takim përveç ambasadores finlandeze në Kosovë Pia Stjernvall dhe përfaqësuesve të Odave të Kosovës, të pranishme ishin edhe biznese të përzgjedhura nga Finlanda dhe Kosova të fushës së ICT, Cleantech, agrobiznesi, pylltaria dhe druri.

Lexoni edhe..

Bizneset e përzgjedhura nga Oda e Afarizmit të Kosovës u shprehën të kënaqura me këtë organizim, pasi që u mundësua krijimi i kanaleve të reja të komunikimit e që nënkupton edhe lindjen e mundësive të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ky organizim u konsiderua si një mundësi shumë e mirë edhe për kompanitë finlandeze për të zgjeruar aktivitetet e tyre në Ballkan dhe anasjelltas, thuhet në komunikatën për media të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK).

Të ngjajshme