Numri më i lartë i të infektuarve me Covid19 në aeroportin e Frankfurtit ka qenë i pasagjerëve nga Kosova. Kjo bëhet e ditur nga një statistikë e Centogene, e cila teston pasagjerët që futen në Gjermani. Analizat janë kryer nga 15 korriku deri 8 gusht.
Nga 104.177 të testuar, 0.85 përqind kanë rezultuar pozitiv. Numri më i lartë është nga Kosova 6.38 përqind ose 93 pozitivë nga 1458 të testuar. Më pas vijnë nga Malta 4.71 për qind, Bosnja 3,17 për qind, Hungaria 2,57 për qind, Kroacia 2.31 për qind dhe Shqipëria 2.14 për qind.
Nga Spanja përqindja e të infektuarve ishte 0.3 përqind, kurse vendi me më pak të infektuar ishte Tunizia dhe Emiratet, ku asnjëri nuk rezultoi pozitiv./Foldrejt.com