Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 725 raste të tjera të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 100.632.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 13 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 3.098.
Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 3.342 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 509.720.