Ashtu siç ngrohemi nga atmosfera e festave të fundvitit, ejani të bëhemi bashkë që ta ngrohim shpirtin dhe trupin e dikujt në këtë dimër të ftohtë, sepse festat kanë kuptim vetëm kur njerëzit përreth nesh janë të lumtur.

Të motivuar nga nismat nëpër qytete të Kosovës dhe më gjerë, studentët e Fakultetit Media dhe Komunikimit në kolegjin univerzitar UBT në Prishtinë po organizojnë eventin “Nuk të duhet? Dhuroja dikujt që ka të ftohtë”, të cilit mund t’i bashkohen të gjithë njerëzit që duan të dhurojnë palltot e tyre që nuk i shfrytëzojnë më për ata që kanë nevojë.

Të enjten, më 20 dhjetor, në ora 11:00, i merrni me vete palltot që dëshironi ti dhuroni dhe takohemi tek sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ato do t’i lidhim në drunjtë e shesheve të Prishtinës (pa i dëmtuar) dhe do të largohemi me shpresën që palltot do t’i marrin ata që kanë nevojë për to.

Neve nuk na kushton asgjë, por për dikë kjo mund të jetë një dhurata më e bukur e fundvitit që mund ta marrin.

Aktiviteti është i hapur për të gjithë ata që kanë dëshirë të na bashkohen.

Ftoni të gjithë miqtë tuaj, në mënyrë që të ndihmojmë sa më shumë persona që kanë nevojë./foldrejt.com