Dielli u ngrit dhe perëndoi në Utqiagvik, Alaska dhe njerëzit atje i thanë lamtumirë dritës së diellit për dy muajt e ardhshëm.
Qyteti i vogël i vendosur në veri të Rrethit Arktik ka hyrë në fazën e tij vjetore të errësirës, e njohur si nata polare.
Dielli u ngrit dhe perëndoi në Utqiagvik, Alaska, i njohur më parë si Barrow, për herë të fundit të enjten për një periudhë mbi 60 ditëshe.
Qyteti i vogël i vendosur në veri të Rrethit Arktik ka hyrë në fazën e tij vjetore të errësirës, e njohur si nata polare.
“Nata polare është një fenomen normal që ndodh çdo dimër për Barrow (Utqiagvik), dhe çdo qytet tjetër brenda rrethit Arktik,” tha meteorologu i CNN Allison Chinchar.
Ngjarja ndodh çdo dimër për shkak të animit të boshtit të Tokës.
Por qyteti do të jetë plotësisht i errët. Shumica e orëve të ditës do të kalojnë nëpër periudha të njohura si muzgu civil, tha Chinchar.
“Mendoni se si duket qielli pak para lindjes së diellit, ose menjëherë pas perëndimit të diellit”, tha Chinchar. “Kjo është ajo që ata shohin për disa orë në ditë, nga tani deri më 22 janar, kur dielli do të dalë “përsëri”.
Ky qyteti nuk është i vetmi në Alaskë që përjeton këtë fenomen, por është i pari në listën e vendndodhjeve të natës polare për shkak të largësisë në veri.