Disa persona besonin që janë duke u përgjuar nga kamera përmes Instagramit.

Përdoruesit vërejtën një ndikim pasi ata shkarkuan iOS 14 Beta, një sistem operativ për Apple në iPhone, që lejoi përdoruesit të mendonin se janë duke u përgjuar të dhënat e tyre përmes kamerës.

Instagram ka sqaruar që ajo ndodhi nga një gabim, por arsyeja pse ndodh kjo është sepse Instagarm “Create Mode”, lejon përdoruesit që të ndajnë poste.

“Ne kemi qasje në kamerën tuaj vetëm kur ju na lejoni, për shembull, kur ju kaloni nga Feed në Camera. Ne e kemi gjetur dhe po e rregullojmë virusin në iOS 14 Beta që në mënyrë të gabuar ka bërë që përdoruesit të besojnë se janë duke u përgjuar”, ka thënë Instagram.

Ky nuk është aplikacioni i vetëm që ka këtë gabim, edhe TikTok, Reddit dhe Linkedln bash me 53 aplikacione tjera, hynin në pjesën e “privatësisë”, pa e kuptuar ne.