Ahmet Ekrem i Departamentit të Policisë në Salahaddin tha se një varr masiv u gjet në një zonë rurale afër një fshati në jug të qytetit nga forcat e policisë që po patrullonin aty pranë.

Ekrem deklaroi se u gjetën mbetjet mortore të 20 personave dhe ka filluar zhvarrosja e kufomave.

Ai tha se në disa prej trupave kishte disa gjurmë të rrahjeve dhe plagëve me armë zjarri.

Zyrtari policor gjithashtu tha se ekziston dyshimi se anëtarët e organizatës terroriste DEASH qëndrojnë pas këtij krimi, duke shtuar se është duke u zhvilluar procesi i identifikimit.