Nis faza e parë e eksperimentit të vaksinës krejt italiane nga Rottapharm Takis, e cila është dhënë një vullnetari 21-vjeçar në spitalin San Gerardo në Monza.
Produkti do të testohet gjithashtu në Spallanzani në Romë dhe në Institutin Pascale në Napoli pas autorizimit të marrë nga Aifa dhe Komiteti Etik i Spallanzanit. Një djalë 21 vjeç do të jetë vullnetari i parë të cilit do t’i jepet një dozë 0,5 mg ‘e-Vax’ sot.
Pas vaksinimit të parë do të pritet dy ditë për të parë nëse ka ndonjë efekt anësor. Më pas dy vullnetarë të tjerë do të vaksinohen dhe pas dy ditësh, tre të tjerë. Njëzet vetë gjithsej.