Nga e enjtja do të nisë aplikimi i çmimores së re për parkimin e veturës në vendparkimet publike në qendër në Prishtinë.
Kryeshefi ekzekutiv i “Prishtina Parking”, Liridon Restelica, ka njoftuar se në zonën qendër do të jetë një euro ora e parkimit të veturës.
Ndërsa banorët rezidentë të kësaj zone të kryeqendrës do të duhet të paguajnë 10 euro muajin me mundësi që vendparkimin e veturës së tyre ta kenë të sigurt.