Rrahim Ajeti, Drejtor i Inspeksionit në Komunën e Vushtrrisë, përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook, ka bërë të ditur se dy pronarë të lokaleve janë dënuar me 200 euro, për shkak se kanë shkulur drunjtë dekorativë në hapësirën e qytetit.
“Me marrjen e informatës nga një qytetar dje me datë 27.09.2020 rreth orës 11:40 ku dy pronarët e lokaleve përballë sheshit “Ahmet Krasniqi” kanë dëmtuar pronën publike të cilët kanë shkulur drunjtë dekorative në hapësirën përfshirë me gjelbërimin publik, Inspektorët e Komunës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës Njësiti në Vushtrri kanë marrë masa ndaj këtyre personave të cilët e kanë dëmtuar këtë pronë dhe ndaj tyretë është shqiptuar një gjobë mandatore në shumë prej 200 EURO ( Dyqindë euro) dhe është bërë kallzim penal, njëkohësisht pas urdhreses mbrenda pak ore te njëjtin lloj të drurit është mbjellur”, shkruan ai, transmeton Indeksonline.
Tutje Ajeti ka apeluar tek qytetarët, që mos t’i dëmtojnë pronat e gjelbëeruara dhe nëse hasin në persona të papërgjegjshëm t’i njoftojnë institucionet gjegjëse.