Nëse do shkoni në Prezë, vizitojeni këtë bujtinë të veçantë

Preza është vetëm 25 km nga Tirana dhe atje tani keni edhe një tjetër arsye për të shkuar. Një bujtinë në fushën e agroturizmit. Në këtë bujtinë, të ringritur me mbështetjen e programit kombëtar për zhvillimin rural, ishte Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca.

Qemal Alushi, sipërmarrësi i kësaj iniciative tregon se biznesin e ka filluar në vitin 2000 me mbjelljen e vreshtave dhe ndërtimin e një kantine vere, për ta kthyer tashmë, me mbështetjen e AZHBR-së, në një bujtinë, transmeton Foldrejt.com.

Qemali në biznesin e tij ka angazhuar edhe të gjithë fermerët e zonës me të cilët lidh kontrata për produktet që ata prodhojnë./ Foldrejt.com

Agroturizëm në Prezë, kombinim i natyrës me produktet bio

Agroturizëm në Prezë, kombinim i natyrës me produktet bioNë këtë bujtinë, të ringritur me mbështetjen e programit kombëtar për zhvillimin rural, ishte Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca.http://ata.gov.al/2019/02/05/agroturizem-ne-preze-kombinim-i-natyres-me-produktet-bio/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on Tuesday, February 5, 2019