Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i ftuar në emisionin “Real” Story”, foli mbi marrëveshjen e nënshkruar me Partinë Demokratike. Ai tha se pikat e tyre programore janë thuajse të përbashkëta, por ndahen vetëm tek ligji për arsimin e lartë.
Megjithatë nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, sqaroi se shpejt mes tyre do të ketë një dakordësim për këtë pikë. Ndërsa si ndërhyrje imediate, ai cilësoi reduktimin e largimit të të rinjve jashtë vendit dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.