Negociatat/ Cakaj: Gjermania mbështetëse e Shqipërisë për një vendim pozitiv

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka njoftuar përmes një statusi në Twitter se Shqipëria gëzon mbështetjen e Gjermanisë për një vendim pozitiv për negociatat në tetor.

“Shqipëria është gati të fillojë bisedimet me BE”, shkruan Cakaj.

“Takim i shkëlqyer sot në #Berlin! Diskutuam perspektivën evropiane të Shqipërisë. I lumtur për të parë mbështetjen e gjërë të # Gjermanisë për një vendim pozitiv në tetor-thelbësore për të ruajtur vrullin e reformave dhe besueshmërinë e zgjerimit. Shqipëria është e gatshme të fillojë bisedimet e pranimit me BE!”, shkruan Cakaj.