Në këtë fushatë zgjedhore të vitit 2019, për europianët nivelet e lajmeve të rreme që qarkullojnë janë relativisht të ulëta, sipas një studimi të Institutit të Internetit në Oksford (OII).
”Lajmet e rreme nuk janë shumë të përhapura në Twitter, por ka më shumë gjasa që të postohen dhe komentohen në Facebook”, shkruan OII-ja.
Sipas këtij studimi, më pak se 4% e lajmeve në Twitter gjatë fushatës zgjedhore europiane për 2019 i përkisnin kësaj kategorie.
Studimi shpjegon gjithashtu se edhe pse shumica e përdoruesve të Facebook-ut bashkëvepron me përmbajtjen e zakonshme, lajmet e rreme zakonisht e kalojnë këtë me të paktën katër herë më shumë pëlqime dhe komente.
Lajmet më të suksesshme kanë të bëjnë me tema populiste që merren me sferën e emocioneve kundër emigrantëve ose islamofobike.