Ashtu si edhe në vendet tjera edhe në Serbi ekziston lidhje mes tifozëve radikalë të futbollit, strukturave të fuqishme të policisë dhe shërbimeve sekrete. Kjo lidhje ekziston edhe në demonstratat më të reja serbe kundër qeverisë së Aleksandër Vuciq, shkruan Der Standard.
Kjo protestë mbështetet edhe nga diaspora, kurse protestuesit kanë dalë edhe përpara ambasadave të BE-së.
Për të diskredituar udhëheqësit e protestave, qeveria serbe i ka quajtur ata si huliganë, megjithatë forca e tyre duket e madhe. Prej në kohën e Sllobodan Millosheviqit në vitet 2000, shumë pak reforma janë kryer në strukturat e sigurisë.
Lidhja e politikës me krimin e organizuar në Serbi është e krahasueshme si në Rusi dhe Argjentinë. Për këtë protestat në Serbi sjellin shpesh edhe vrasjen e politikanëve të rëndësishëm.