Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora publikoi dy ditë më parë mini-albumin e titulluar “Bang”, për të cilin ka bashkëpunuar me emra të njohur si Imanbek, David Guetta dhe Gunna. Projekti i cili mori vëmendje të madhe me detajet e kulturës shqiptare, këngëtarja e cilësoi si më të vështirin që ka realizuar.
“Çdo detaj i filmit ishte planifikuar me përpikëri për të treguar prejardhjen time kulturore.”, u shpreh Rita.
Ndërkohë, së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “Prive”, ndërsa është ndalur më gjatë tek klipi i mini-albumit me katër këngë, për realizimin e të cilit ka bashlkëpunuar ngushtë me stilistin Valdrin Sahiti.
“Fillimisht kur më erdhi ideja për të realizuar këtë mini-album, doja të bëja një paraqitje vizuale të mahnitshme, për të prezantuar prejardhjen time, gjë që e kam bërë gjithmonë me artin tim. Personi i vetëm që kisha në mendje ishte Valdrini, sepse i dua stilimet e tij. Ai është aq i mirë në atë që bën dhe ai zbatoi aq bukur esencën e kostumeve tradicionale që ishte perfekte për mua.“, u shpreh Rita.