Në Cyrih kosovarët janë të katërtit për nga numri

Kanton Cyrih vitin e kaluar përherë të parë ka kaluar numrin e 1.5 milionë banorëve. Konkretisht u rrit për 18.200 banorë dhe tashmë ka 1.516.800, shkruan tagblatt.ch.

Në përqindje kjo rritje është 1.2 %, e cila është një mesatare e gjashtë viteve të fundit. 70 përqind e rritjes vjen si pasojë emigrantëve, kurse 30 përqind tjera nga lindjet.
Sa u takon të huajve, ata në fund të 2018 ishin 404’400 persona ose 26.7 përqind. Dy të tretat e të huajve vinin nga ndonjë vend i BE ose EFTA, kurse një e gjashta nga pjesa tjetër e Europës, përcjell foldrejt.com.

Më të shumtët në numër janë gjermanët dhe italianët me 88’500 dhe 54’700 persona respektivisht, ndjekur më pas nga portugezët, kosovarët, spanjollët, maqedonasit, austriakët, serbët dhe turqit./Foldrejt.com