Në 17 nëntor fillon drama britaniko-arabe me tematikë anti-osmane

 

Së shpejti në televizionin Middle East Broadcasting Center (MBC) do të fillojë drama më e madhe arabe e 2019 “Kongdoms of Fire” (Mbretëria e Zjarrit). Episoda e parë e filmit serial do të jepet në 17 nëntor dhe si tematikë ka “tiraninë e osmanëve dhe historia e tyre e përgjakshme kundër arabëve”, informon foldrejt.com.

Artistët e filmit janë Khaled Al-Nabavi, Mahmoud Nasr, Kinda Hanna, Rashid Assaf, dhe Mona Wassef. 

Filmi ka të bëjë më rrëzimin e dinastisë së Mamlukëve nga perandori osman Selimi I, i cili më pas për katër shekuj do sundonte vendet arabe.

Drama e filmit është e drejtuar nga drejtori britanik Peter Weber, i cili, ka udhëhequr edhe filmat tjerë me famë si “Vajza me vath margaritar”.

Me fjalë tjera, filmi shfaqet si kundërpeshë e serialeve turke si “Kryeqyteti” Abdulhamid, “Ertugruli” dhe së fundi filmi serial për Osmanin, themeluesin e Perandorisë Osmane. Ironia e fatit është që edhe përpara 150 vjetëve, shumica e fiseve arabe arritën pavarësinë kundrejt osmanëve, falë ndihmës britanike./Foldrejt.com