Ndërron jetë parashutisti Gëzim Elezi

Profesori i ri Gëzim Elezi, vetëm 27 vjeç nga Dibra, ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e parashutës. Për 27 vjeçarin fluturimi i sotëm ka rezultuar fatal pasi, sipas miqve të tij, ka humbur kontrollin e parashutës nga era e fortë.

Ai ishte nisur nga lartësitë e Zimurit drejt qytetit të Peshkopisë.

27 vjeçari ishte i apasionuar në sportet ekstreme, ndërkohë që punonte mësues në shkollën e mesme profesionale ‘Nazim Rrushiti’ në Peshkopi.