Përpara 20 vitesh si asnjëherë më parë partia Të Gjelbërit vendosi për ndërhyrjen e armatosur në Kosovë. Kjo ishte ndërhyrja e parë e ushtrisë gjermane që pas Luftës së Dytë Botërore. Për Të Gjelbërit ishte vërtet një provë e vështirë, sesi të bindnin elektoratin e tyre pacifist se ndërhyrja ushtarake ishte një ultima ratio.=
“Për shumë ishte një thyrje e tabusë, ku forcat gjermane morrën pjesë përherë të parë në një luftë, që pas përfundimit të LDB. Bëhej fjalë kundër liderit serb Sllobodan Miloshevic, i cili degdisi qindra-mijëra shqiptarë nga vendbanimet e tyre,” shkruan fillimisht media gjermane br.de, përcjell foldrejt.com. “NATO kërkontë ta parandalonte.”
Hans-Christian Ströbele atëkohë ishte deputet nga radhët e Të Gjelbërve dhe e kujton mirë atë moment.
“Isha tepër i rraskapitur. Përpara natës së fillimit të luftës, kam parë gjithë natën atë që po ndodhte në Kosovë. Kishte raporte të shpejta, se tani do fillonte bombardimi,” kujton ai atë natë të fund marsit.
Gjithashtu edhe Angelika Beer ishte atëkohë deputete nga radhët e Të Gjelbërve.
“Nuk besoja se do vinte deri aty. Do isha tepër e kënaqur nëse do arrinim një marrëveshje me dialog. Por më pas erdhi ajo që ndodhi!,” tha Angelika Beer.
Siç keni pasur mundësi të lexoni edhe më parë ne foldrejt.com, në fakt ishte vendimi i fundit i qeverisë së djathtë të Helmut Kohl që vendosi për ndërhyrjen ushtarake në Serbi. Qeveria e mëpasme gjermane, mes të majtëve të SPD dhe Të Gjelbërve, nuk kishte zgjidhje tjetër vetëm se ti bindej vendimit të tetorit 1998.
Partitë e majta dhe të Gjelbërit, në parim janë kundër secilës luftë, por ndodhi nga rastësia që ndërhyrja e parë gjermane të vinte nga ata.
Ministri i jashtëm gjerman Joshka Fisher (Të Gjelbërit), premtonte se ndërhyrja kundër Serbisë do zgjaste vetëm disa ditë, por në fakt ai kaloi javët dhe muajt. Në maj 1999 u tensionua shumë situata te partia Të Gjelbërit – por fatmirësisht u gëlltit.
Edhe sot e kësaj dite ndërhyrja ushtarake në Kosovë shihet mjaft me kontestime te partia Të Gjelbërit. Disa e llogarisin si gabim, një pjesë tjetër si pjesë e realpolitikës dhe të drejtë.
“Kjo dëshmoi se Të Gjelbërit në politikën e jashtme mund të legjitimojnë gjithçka kur vjen çështja te mundësia e fundit,” thotë politologu Hubert Kleinert./Foldrejt.com