Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24- orëve të fundit, nga prokuroritë themelore me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Prishtinës, gjatë 24- orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për paraqitje në stacionin policor për një (1) person.
Prokuroria Themelore e Prizrenit, Departamenti i përgjithshëm gjatë 24- orëve të fundit ka paraqitur në Gjykatën Themelore të Prizreitn, tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për katër (4) persona në tri raste të ndara.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24- orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale: “Lëndim i rëndë trupor” dhe ata me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore e Gjakovës, gjatë 24- orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë një person i dyshuar.
Prokuroria Themelore e Ferizajt, gjatë 24- orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy (2) raste të ndara si edhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.