Ndahet nga jeta hoxhë Avdyl Krasniqi

Ka ndërruar jetë hoxhë Avdyl Krasniqi nga Vojniku i Skenderajt, i cili ka qenë edhë luftëtar gjatë luftës në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Imami i Xhamisë së Burojës ishte një trim i rrallë. Ishte bashkuar që nga viti 1993 në organizimin dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Vepra dhe virtytet e tij do të jenë përherë në mendjet dhe zemrat tona. Ngushëllime familjes dhe lavdi e përhershme jetës e veprës së Avdyl Krasniqit”.