“NBC”: Trump po shqyrton mundësinë e ekstradimit të Gülen në Turqi

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë legale për të ekstraduar imamin Fetüllah Gülen në Turqi. Këtë e bën të ditur rrjeti mediat amerikan “NBC”, pas administrata Trump ka pyetur disa agjenci federale për të gjetur rrugët legale të ekstradimit, përcjell foldrejt.com.

Në anën tjetër zyrtarët turq për “Daily Sabah” kanë deklaruar se po dërgojnë dokumenta shtesë që e fajësojnë Gülenin për Grushtin e shtetit dhe shtuan se çështja e ekstradimit të tij “nuk ka të bëjë me rastin e vrasjes së Jamal Kashoggi”.

Turqia e akuzon imamin Gülen se ka përgatitur Grushtin e dështuar të shtetit në 15 korrik dhe prej atëherë kërkon ekstradimin e tij në Turqi.