Në kohën kur bota gjithmonë e më shumë orientohet drejt nacionalizmit dhe ndarjeve sektare, Myftinia Dibër, gjatë ditës më të bekuar të javës sipas muslimanëve, ditën e premte (sot), ka shkruar për katër urtësi që secili person duhet të marrë nga katër librat e shenjtë, informon foldrejt.com.

1. Nga Zeburi: “Kush është i kujdesshëm nga njerëzit e pakaraktershëm është i shpëtuar në dynja dhe në ahiret.”
2. Nga Teurati: “Kush është i kënaqur nga ajo që Allahu ka ndarë për të, nuk do ta lodhë as dynjaja e as ahireti.”
2. Nga Ungjilli: “Kush ka fuqi të vetëpërmbahet, do të jetë i fuqishëm në dynja dhe në ahiret.”
4. Nga Kurani: “Ruaje gjuhën tënde, do të jesh në paqe dhe i shpëtuar në dynja dhe në ahiret!”

Pra mesazhi është i qartë, përpara se të përleshemi për çështje që na ndajnë, ajde të bashkohemi për ato vlera universale që vlejnë për secilin njeri në çdo periudheë historike.

E huazuar nga libri “Përgatitje për rrugën e amshuar”/Foldrejt.com