Teologu Mustafë Bajrami ka thënë në një status në Facebook se diarspora ka dërguar 40 miliardë euro në Kosovë që nga paslufta.
“Diaspora jonë na i ka dërguar neve në Kosovë hiç me pak se 40 miliardë euro. Jo 4 miliardë. Por 40 miliardë.”
Postimi i plotë:
40 miliardë euro është shuma e parave që diaspora i ka dërguar në Kosovë që nga paslufta. Krahasuar me numrin e banorëve, diaspora jonë është ndër të parat në botë që dërgon kaq shumë para në vendlindje. Që tregon se e duan vendin me asht e me rrasht. Dhe, të ju them të drejtën: Më ka ardhur marre me u kyq në skandalin e poshtër teksa shahej e denigrohej diaspora jonë. Më vinte turp prej vetvetes me thënë ndonjë fjalë e me hy “në një thes” me njerëzit e pa denjë e të pa shpirt që ofendonin diasporën.
O njerëz të mirë! Diaspora jonë na i ka dërguar neve në Kosovë hiç me pak se 40 miliardë euro. Jo 4 miliardë. Por 40 miliardë.
E paqim diasporën e Zoti i ruajtë të gjithë…!