Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur në një takim lamtumirës shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), znj. Alexandra Papadopoulou.
Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend me theks të veçantë për drejtësinë në Kosovë.
Kryetari Mustafa e falënderoi Papadopoulou për përkushtimin dhe angazhimin e saj në zhvillimin dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.
Papadopoulou falënderoi kryetarin Mustafa për kohën sa ishte kryeministër i Kosovës dhe tashmë si shef i opozitës për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për një shtet ligjor dhe funksional.