Muslimanët pushtuan përherë te parë Europën

Ushtria europiane e udhëhequr nga mbreti gjerman Roderich në 19 korrik 711 pësoi disfatë të madhe nga ushtria muslimane në Rio Guadalete.

Forcat muslimane pushtuan kryeqytetin Toledo, informon foldrejt.com.

Udhëheqësi i ushtrisë islame ishte Tariq ibn Ziyad. Guximi i tij mbahet mend akoma sot, ku urdhri i parë pasi shkeli Europën ishte djegia e anijeve që erdhën nga Afrika në Spanjë. Kthim pas nuk kishte – o e pushtonin Spanjën o do vdisnin në luftë. Ata fituan!

Ky ishte suksesi i parë i sundimit arabo-musliman në Europë. Në shekullin e nëntë sumdimi do vijonte drejt jugut deri në Francë. 

Largimi i muslimanëve nga Spanja ndodhi përfundimisht në 1492. Nga Granada./Foldrejt.com