E premte, 19 Prill, 2024

MTI apelon për konsumim të produkteve vendore

Lexoni edhe..

Në kuadër të promovimit të produkteve dhe bizneseve vendore, të fushatës “Javët e Biznesit Kosovar 2018” nën moton “Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?”, të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, sot u promovuan prodhimet në qytetin e Prizrenit.

Zëvendësministrja e MTI-së Arbëreshë Krasniqi, me këtë rast, potencoi se pas masave të ndërmarra nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe institucionet e Kosovës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake me taksën 100 për qind, prodhimeve vendore iu ka ardhur koha që të konsumohen nga të gjithë.

Për këtë Krasniqi iu bëri thirrje prodhueseve vendorë që të rrisin cilësinë e produkteve në mënyrë që edhe institucionet do t’i përkrahin.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po vazhdon t’i përkrahë fuqishëm prodhimet vendore dhe në këtë mënyrë do të kontribuojmë në forcimin e secilit biznes vendor, në mënyrë që tregu ynë të plotësojë nevojat e konsumatorit kosovar”, tha Krasniqi.

Të ngjajshme