Moti sot

Dita e sotme pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm, ku krahas reshjeve të shiut dhe shkarkimeve të rrufeve, pritet edhe stabilizim i motit me masa të nxehta të ajrit që vijnë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë celsius.

Indeksi UV mbetet mbi vlerat e normales, sidomos në rrafshin e Kosovës dhe kjo situatë do të ndikojë në kushtet biometeorologjike, për personat që kanë probleme me shëndet: tension, sheqer, rrugë të frymëmarrjes, probleme me zemër etj.

Temperaturat min dhe max për ditën e martë janë:

Zonat  malore   17/27°C

Zonat e  ulëta  22/36°C

Zonat  bregdetare 24/34°C