Dita e premte do të nisë me vranësira e reshje shiu të karakterit lokal me intensitet të ulët. Kjo situatë do të ruhet deri në orët e paradites e më pas do të ketë ndërprerje të reshjeve dhe intervale kthjellimesh.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 3-12 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare erë intensive dhe me rrahje deri në 20-25 m/s, deti i forcës 5-6 ballë.