Mos u bëni si bretkosa!

Po marrim një shembull:

Nëse ju merrni një bretkosë, e vendosni në një tenxhere me ujë dhe e çoni në zjarr, do të shihni një gjë interesante: bretkosa do përshtatet me temperaturën e ujit, mbetet brenda dhe vazhdon të përshtatet me rritjen e temperaturës. Por kur uji bëhet valë, bretkosa do të donte të dilta nga tenxherja, por dështon sepse është tepër e dobësuar dhe e lodhur për shkak të përpjekjeve që ka bërë për t’iu përshtatur temperaturës.
Disa do të thoshin se ajo që vrau bretkosën ishte ujë i valë … por jo,çfarë e vrau bretkocën ishte paaftësia e saj për të vendosur se kur duhet të hidhej jashtë.

Pra, ndaluni me “përshtatjen” në situata të gabuara, marrëdhënie abuzive, miq të dëmshëm dhe shumë gjëra të tjera që “të nxehin”. Nëse vazhdoni të përshtateni, rrezikoni të “vdisni” brenda.