Mos i sakrifikoni kurrë këto gjëra për punën

Autori i suksesshëm Napoleon Hill ka thënë, “Arritjet e mëdha lindin si pasojë e sakrificës, nuk janë kurrë rezultat i egoizmit”. Edhe artistja e hiteve të mëdhaja, Beyoncé Knowles, ka thënë: “Pushtet do të thotë punë dhe sakrificë.”

Ndoshta prindërit tuaj apo dikush iu ka thënë që ju duhet të sakrifikoni për të ecur përpara. Shumë njerëz e besojnë këtë.

Sipas CareerBuilder, 38% e njerëzve të anketuar e vazhdonin punën edhe pasi largoheshin nga zyra. Zyra e Statistikave të Punës raportoi se në 2014-tën, pothuajse gjysma e shefave të bizneseve të të gjitha përmasave punonin më shumë se 40 orë në javë. Edhe pse thuhet që suksesi kërkon shumë punë, jeta jote jashtë punës nuk duhet të sakrifikohet. Për të qenë të suksesshëm, ju duhet të siguroheni që pjesë të ndryshme të jetës tënde duhet të kenë vëmendjen tuaj totale.

Këto 5 pjesë të jetës janë:

1. Shëndeti

Nëse nuk ke shëndet, nuk ke asgjë, kështu që të kujdesesh për veten është prioriteti kryesor. Është e lehtë të lësh stresin dhe vështirësitë gjatë ditës të ndikojnë në një pjesë të rëndësishme të shëndetit. Stresi ka tendencë të vijë gradualisht, prandaj dhe është e vështirë të dallohet, por kur simptomat shfaqen, ato janë të pashmangshme. Vendosni një rutinë shëndeti dhe mbajeni të qëndrueshme. Përfshini ushtrimet e përditshme, ushqime të shëndetshme dhe argëtim pas pune. Dhe mos neglizhoni kontrollin shëndetësor vjetor.

2. Familja

Sipas avokates së martesave dhe ndarjeve Bari Z. Weinberger në New Jersey, stresi i punës dhe obligimet janë një nga pesë arsyet e divorcit. “Kur një apo të dy partnerët kanë punë gjthë-përfshirëse dhe kërkuese, kjo me kalimin e kohës mund të zvogëlojë ose ndërpres lidhjen e fortë që ata kanë patur në fillim,” ka thënë ajo. Krijoni një ndarje mes punës dhe orëve me familjen dhe sapo të arrini në shtëpi përkushtojuni kësaj të fundit. I lini mënjanë pajiset elektronike dhe gjeni kohë për të folur, për të ngrënë apo për të bërë një aktivitet së bashku.

3. Interesat

Shumë njerëz identifikohen me punën që bëjnë, por gjithsesi puna duhet të jetë vetëm një përqindje e asaj që ne jemi, jo e tëra. Sigurohuni të zhvilloni interesat tuaja jashtë pune, si hobet, sportet, udhëtimet dhe aktivitetet me familjen, për shembull. Mbajeni mendjen dhe trupin aktiv. Kjo do t’iu ndihmojë të reduktoni stresin dhe të ktheheni në punë më të freskët dhe do të keni diçka më të mirë për të folur, përveç punës, në festën e radhës.

4. Marrëdhëniet

Marrëdhëniet që ndërton gjatë karrierës tënde janë të tuat, jo të punëdhënësit dhe duhet të zhvillohen në mënyrë që të jenë aktive dhe të shëndetshme. Gjeni kohë që të telefononi apo t’i dërgoni një email disa prej klientëve tuaj kryesorë, ose gjeni kohë një ditë për një drekë së bashku.

5. Ndershmëria

I qëndroni besnik asaj që besoni, pavarësisht çdo gjëje, dhe sigurohuni që veprimet tuaja të përputhen me besimet tuaja. Nëse dikush iu kërkon të bëni diçka që mund të rrezikoj moralin apo ndershmërinë tuaj, refuzojeni dhe mendohuni nëse doni t’i ruani apo jo marrëdhëniet me këtë person. Stresi që rezulton nga puna jashtë kufijve tuaj mund të jetë i konsiderueshëm.