Në kohën kur Gjermania po zbraz spitalet e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës nga mjekët e specializuar dhe motrat medicinale, një fenomen i ngjashëm shfaqet edhe në Gjermani. Doktorët e saj largohen për t’u punësuar në spitalet zvicerane, shkruan foldrejt.com.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë ministri i shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, të cilit i vjen keq përkëtë eksod.

“Do të doja t’i ktheja,” thotë ai duke shtuar se kërkon të propozojë një rregullore për të parandaluar gjuetinë ndaj specialistëve.

Sipas Sahn, specialistët e rekrutuar nga spitalet dhe shtëpitë për të moshuarit në Zvicër mungojnë në Gjermani.

“Ne duhet pastaj të punësojmë mjekë polakë, të cilët nga ana e tyre mungojnë në Poloni. Kjo nuk është e drejtë”, shton ai, por në fakt dëme më të mëdha i ka sjell Ballkanit Perëndimor që pasi nuk është pjesë e BE, nuk do përfitonte nga propozimi i tij.

Anëtari 38-vjeçar i CDU-së po debaton nëse duhet të rregullohet mashtrimi i profesionistëve nga grupe të caktuara profesionale në Bashkimin Europian (BE). Rregullat e reja nuk do të rrezikojnë lirinë e lëvizjes, tha ai, duke vënë në dukje se tashmë ekzistojnë marrëveshje të tilla në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). “Ata mund të jenë një model”, tha ai.

Në vitin 2017, Dhoma Gjermane e Mjekëve 1965 regjistroi 641 mjekë gjermanë të cilët shkuan për të punuar në Zvicër, 268 në Austri dhe 84 në Shtetet e Bashkuara. Sipas Federatës së Mjekësisë Zvicerane (WFH), 17.7 për qind e mjekëve që punojnë në Zvicër mbajnë një pasaportë gjermane.

Kjo duhet të jetë një nga përfitimet e BE-së nga mos anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në strukturat europiane. Ata mund të marrin mjekët shqiptarë, por kur mjekët gjermanë largohen nga vendlindja, atëherë kërkojnë ligje brenda BE-së për parandalimin e eksodit.