Mitsotakis: Ja kushtet dhe rezervat për Shqipërinë dhe Maqedoninë veriore

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka shprehur qëndrimet e vendit të tij lidhur me hapjen e negociatave për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke treguar rezervat dhe kushtet e vendit të tij.

Ai tha se ka rezerva për Shqipërinë tek çështja e pakicave, ndërsa për Maqedoninë, thotë se marrëveshja e Prespës ishte negative, megjithatë nuk do të ndërmarrë asnjë hap për tërheqje.

“Greqia është në favor të rrugës evropiane të Ballkanit Perëndimor, jo vetëm sepse e shndërron perspektivën në një faktor stabiliteti në rajon, por edhe sepse është një levë demokratike për modernizimin e nevojshëm të fqinjëve tanë dhe për zgjidhjen e çështjeve tona bilaterale. Unë ende besoj se Marrëveshja e Prespës ishte një marrëveshje negative për vendin tonë. Unë votova kundër, por sinqerisht i paralajmërova grekët se çfarë nënkuptonte nënshkrimi i saj. Por nuk do ta fyej edhe pse të tjerët e kanë nënshkruar” tha ai.