Ministri Lluka priti kreun e diplomacisë çeke në Kosovë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik,Valdrin Lluka, ka pritur në takim pune Ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek me të cilin kanëbiseduar për situatën politike në vend dhe projektet ekonomike në proces.

Me këtë rast Ministri Lluka, është informuar nga kreu i Ambasadës Çeke Bilek,që investimet dhe importi nga Republika Çeke janë rritur gjatë dy viteve të fundit, duke ju falenderuar bashkëpunimeve më të mira në mes bizneseve nga Kosova dhe Çekia.

Ndër të tjera, Bilek theksoj se së shpejti priten që të finalizohen edhe disa investime nga ky vend, kryesisht në fushën e teknologjisë informative dhe energjisë.

Ministri Lluka gjithashtu ka informuar ambasadorin çek për sektorët  që mbulon MZHE, respektivisht projektet në fushën energjetike, përfshirë legjislacionin i cili është i favorshëm për investitorët e huaj.

Ndryshe, Republika Çeke ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik viteve të fundit duke e ulur papunësinë në 2.9%, papunësia më e vogël e regjistruar ndonjëherë.