Mijëra njerëz dolën në rrugët e Yangon për të denoncuar puçin e kësaj jave dhe për të kërkuar lirimin e udhëheqëses të zgjedhur, Aung San Suu Kyi, në demonstratën e parë të tillë që kur gjeneralët morën pushtetin.
“Diktaturë ushtarake, dështo,dështo; Demokraci, fito, fito”, brohorisnin protestuesit, duke bërë thirrje që ushtria të lirojë laureaten e paqes, Suu Kyu dhe drejtuesit e tjerë të Lidhjes së saj Kombëtare për Demokraci, të cilët janë arrestuar që nga grusht shteti të hënën.
Junta e Myanman është përpjekur të heshtë disidencën duke bllokuar përkohësisht Facebook-un dhe shtriu shtypjen e rrjeteve sociale në Twitter dhe Instagram përballë lëvizjes në rritje të protestës.
Autoritetet urdhëruan ofruesit e internetit ta pamundësojnë hyrjen në Twitter dhe Instagram “deri në një njoftim të mëtejshëm”, deklaruan nga kompania norvegjeze e telefonisë mobile “Telenor Asa”.
“Ne humbën lirinë, drejtësinë dhe urgjentisht kemi nevojë për demokraci. Ju lutem dëgjoni zërin e Mianmarit”, shkroi një përdorues i Twitter.
Shefi i ushtrisë, Min Aung Hlaing, mori pushtetin të pretenduar me mashtrim në zgjedhje të 8 nëntorit. Komisioni zgjedhor hodhi poshtë akuzat e ushtrisë.
Junta njoftoi për gjendjen e jashtëzakonshme njëvjeçare dhe ka premtuar të dorëzojë pushtetin pas zgjedhjeve të reja, pa dhënë një afat kohor.