Nëse ka një gjë që njerëzit e mbajnë mend për pandeminë covid-19, është përvoja e strehimit në vend. Edhe ata që kërkojnë të shpërngulen kanë pasur pak zgjedhje përveçse të qëndrojnë të vendosur. Një raport i ri nga OBZHE, një institucion studimor tregon se kufizimet e udhëtimit nga kjo pandemi bënë që migrimi në vendet e pasura të binte përgjysmë në gjysmën e parë të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar.
Rëniet më të mprehta ndodhën në Azinë Lindore dhe Oqeani. Vendet e pasura atje kanë arritur më mirë se shumica në ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Disa vende në rajon, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut dhe Zelandën e Re, kanë ndaluar pranimin e imigrantëve të rinjë tërësisht.
Në Amerikë, kufizime të rënda nuk u futën deri në mars. Që atëherë ka ndaluar së tepërmi lëshimin e vizave për banorët e përhershëm, por akoma po pranon migrantë të përkohshëm. Shumica e vendeve evropiane ndaluan fluksin e migrantëve në të njëjtën kohë me SHBA-të.
Faktorët ekonomikë gjithashtu kanë luajtur një rol në uljen e migracionit. Restaurantet dhe hotelet të cilat janë shkatërruar nga pandemia, punësojnë një numër të madh të migrantëve. Me më pak mundësi pune, nuk kanë dëshirë të madhe për të dalur jashtë vendit, edhe nëse janë të lejuar ta bëjnë.
Është një vend në të cilin imigrimi nuk ka rënë shumë, Suedia. Atje, qeveria ka refuzuar bllokimin e ashpër që u vë në vende tjera të pasura. Megjithëse Suedia lëshoi më pak viza këtë pranverë krahasuar me të njejtën periudhë në vitin 2019, migrimi që atëherë është kthyer në nivelet para-pandemike. /FolDrejt/