MF’ja realizon pagesat për familjet që nuk kanë askënd të punësuar

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se janë realizuar pagesat për masën 15 në shumë prej 1.991.210.00 për më shumë se 15 mijë familje të cilat nuk kanë asnjë anëtar të punësuar.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se përfituesit mund t’i tërheqin mjetet që nga dita e nesërme.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se sot (dt. 29.06.2020) Ministria e Financave ka realizuar pagesat për masën 15 në shumë prej 1,991,210.00 euro për 15,317 familje përfituese të cilët nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar. Përfituesit mund t’i tërheqin mjetet që nga dita e nesërme”, ka shkruar ajo.

Me këtë rast, ajo ka lutur përfituesit që të kenë kujdes të shtuar, të shmangin radhët apo grumbullimin para sporteleve, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore.