Mësimdhënësit e Maqedonisë do mbeten më të varfërit në rajon

Mësimdhënësit në Maqedoninë Veriore do vijojnë të jenë të parët për nga rroga më e ulët në rajon dhe Europë. Njeriu i parë i Sindikatës, Jakim Nedelkov, sot pranoi se ka një marrëveshje me ministrinë e arsimit dhe se rrogat e mësimdhënësve në Maqedoninë Veriore do rriten për 10 përqind nga 1 janari 2020. Më konkretisht, nga 24 mijë denarë që e kanë tani, rroga do arrije vlerën rreth 26-27 mijë denarë. 

Në fillim Sindikata e arsimit kërkoi rritjen prej 25 përqind të rrogës, por gradualisht ra deri në 10 përqind. Vlen të theksohet se njëri ndër problemet e arsimit në Maqedoni nuk është vetëm rroga e ulët, por edhe numri i madh i mësimdhënësve, përkundër numrit të vogël të nxënësve. Kjo ka sjell ngarkimin e këtij sektori, duke ua mundësuar që rrogat e tyre të jenë minimale dhe më të ultat në rajon./Foldrejt.com

 

Për të krahasuar rrogat e mësimdhënësve në gjithë botën, lexoni shkrimin e mëposhtëm:

Luksemburgu me pagat më të larta të mësuesve në botë, mësuesit e Kosovës më të pasur se kolegët e Maqedonisë